“Sopranoja jonë Inva Mula në Beograd, në gjurmët e Tefta Tashko Koços”!

 

Sot njoftohej se: “…. Inva Mula do të jetë sopranoja e parë shqiptare që do të këndojë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Pas dy javësh personazhi i Mimit, në “La boheme-n” e Giacomo Puccinit do të interpretohet nga Inva Mula, e para që e shkel këtë skene si e ftuar speciale”.

Vasil S.Tole
Te gjithe ne i gezohemi sukseseve te artistes sone te madhe, por ne rastin e kendimit ne Beograd, roli i pare i Mimise nga opera LA BOHEME e Pucinit i perket DIVES sone hisotorike Tefta Tashko Koco, e cila e ka kenduar kete rol ne Operan e Beogradit ketu e 71 vjet me pare, ne nentorin e larget te vitit 1945 me shume sukses, sic provojne edhe shkrimet e gazetave serbe te kohes.
Duke i uruar suksese Inves, gjithmone e me shume bindemi se shkolla shqiptare e kantos po ben histori pertej vendit tone!

ps: Me poshte perkthimi ne shqip i artikullit te gazetes GLLAS te Bogradit:

“VIZITA E ARTISTES SHQIPTARE TEFTA KOÇO NË OPERAN E BEOGRADIT”

Gllas, Beograd, 14 nëntor 1945, f. 4

Tefta Tashko Koço, antifashiste e shquar shqiptare që ka kryer edukimin muzikor në Francë (diplomuar në Konservatorin e Parisit) këndoi në Operan e Beogradit rolin e Mimi-së nga “Bohème” e Puçinit, ku paraqitet parizianja e varfër, të qetë e të sëmurë. Audienca operistike e kryeqytetit të Jugosllavisë së lirë e demokratike, pikërisht të nesërmen e zgjedhjeve për kuvendin kushtetues, endé në gjendje solemne e shpirtërisht krenare, priti me dashamirësi e ngrohtësi artisten e një populli të dashur e të afërt, që sot është gjithashtu një vend i lirë Ballkanik, artisten e Shqipërisë.
Kështu, në sajë të cilësive të dallueshme artistike të vizitores, ajo mbrëmje operistike mori vetvetiu një shkëlqim fisnik, simbol ky i afrimit kulturor dhe lidhjeve gjithnjë e më të afërta shpirtërore midis dy popujve Ballkanikë.
Tefta Koço është soprano lirike me shkollë të përsosur, timbër të qartë e të shëndoshë, intonacion të pastër si kristali. Vibracionet natyrore të këtij zëri të natyrshëm, me intensitet të lartë e tingëllim të ngjeshur, e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë vepër lirike me karakter të thellë e serioz (pa atë lloj elaborimi të vetive të saj natyrore, ajo nuk do mund ti afrohej rolit të Mimi-së). Me një teknikë të përsosur vokale, veprime të matura e frazim plot shije, Tefta Koço, arrin një shkallë bindëse në shtjellimin e saj vokal e artistik duke transmetuar me finesë rolin shprehës të Mimi-së.
Me gjeste shumë të përmbajtura, të qeta e delikate, duke ruajtur gjithnjë me kujdes karakterin liriko-tragjik të rolit, Tefta Koço, me mjetet e saja artistike, shpalosi një krijim operistik të përpunuar me shumë kujdes në përputhje të plotë stilistike me karakterin kryesor të partiturës puçiniane.
P. St.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *