Shuhet ylli i kinemasë iraniane, fitues i “Palmës së artë” të Kanës

Regjisori iranian Abbas Kiarostami ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Regjisori i njohur që fitoi Palmën e Artë më 1997 me “Taste of Cherry,” u shua nga kanceri në France ku po kurohej.

Vdekja e tij u konfirmua nga media iraniane ndersa Kiarostami i ishte nënshtruar ndërhyrjeve.

Filmi që e shpalli fitues të Kanës,  “Taste of Cherry” tregon historinë e një iraniani i cili kërkon dikë që ta varrosë pasi ai të vetëvritet.

Një prej yjeve më shndritës të kinemasë iraniane, Kiarostami lindi në Tehran më 1940 dhe u ngrit ngadalë paçka origjinës duke u bërë pjesë e së ashtuquajturës Frymë e re e kinemasë iraniane në vitet 1960.

Ai shkroi dhe realizoi një duzinë filmash në një karrierë që shtrihet ne 40 vite, duke qëndeuar ne vendin e tij edhe pas revolucionit islamik më 1979. Gjatë dekadës së fundit ai punoi me artistë ndërkombëtarë duke shkruar e drejtuar filmin “Certified Copy,” më 2010 me interpretimin e Juliette Binoche. 

Trupi i tij do të prehet në atdhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *