Mbrëmë rreth gazeta italiane La Republicca ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Umberto Ecos. Ishte 84 vjeç filozof, semiolog e ekspert i komunikimit. Nuk e ka humbur asnjëherë dëshirën për të parë politikën. Së fundmi pat lançuar një shtëpi të re Botuese “La Nave di Teseo”, pasi refuzoi të qëndronte te “La Mondazzoli”.
Me vdekjen e Umberto Ecos bota humbet një nga zërat e saj të kulturës bashkëkohore dhe ne do na mungojë shikimi i tij mbi botën. Ishte shkrimtar filozof e jo vetëm. Autori i “Emrit të trëndafilit”, u shua në shtëpunë e tij në orën 22:30.
I lindur në Aleksandri më 5 janar 1932, Umberto Eco më 1988 ai themeloi Departimentin e Komunikimi në Universitetin e San Marinos. Nga viti 2008 ishte profesor e president i Shkollës së Studimeve Humane në Universitetin e Bolonjës.
Romani “Emri i Trëndafilit” (Il nome della rosa) i botuar në vitin 1980 është një mister intelektual që përzien semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teori mbi letërsinë. Ai ka shkruar gjithashtu tekste akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese.
Diploma
Ai e shkroi tezën e vet të diplomës mbi Tomas D’Akuinin dhe fitoi diplomimin në letërsi në vitin 1954. Gjatë kësaj kohe, Eco u largua nga Kisha Katolike pasi pësoi një krizë besimi. Ai punoi si redaktor kulture pranë RAI-t dhe si profesor në Universitetin e Torinos. Një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikatësh dhe shkrimtarësh, me të cilët u miqësua gjatë punës te RAI, të quajtur “Grupi 63”, patën një ndikim të madh te karriera e tij e ardhshme si shkrimtar. Libri i tij i parë. “Il problema estetico in San Tommaso”, i cili qe një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua në vitin 1956. Në vitin 1962, Eco u martua me Renate Ramge, një mësuese gjermane e artit, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë. Ai jetonte pjesërisht në Milano dhe pjesërisht në shtëpinë e vet të pushimeve pranë Riminit. Zotëronte një bibliotekë me 30 mijë volume në Milano dhe një tjetër me 20 mijë volume në Rimini.
Veprat
Më 1959 ai publikoi librin e tij të dytë Zhvillimi i Estetikës Mesjetare, “Sviluppo dell’estetica medievale”, libër që bëri të ditur njohuritë e tija të thella mbi mesjetën. Pasi kreu shërbimin ushtarak, ai u largua nga RAI në vitin 1959 dhe filloi punë si redaktor i librave jofiction te shtëpia botuese “Bompiani”, punë që e kreu deri në vitin 1975.
Kryevepra e tij “Emri i Trëndafilit” u publikua në vitin 1980. Romani është një mister historik i vendosur në një manastir të shekullit të 15-të. Prifti françeskan Uilliam I Baskervilit, i ndihmuar nga asistenti i tij Adso, një rishtar Benediktin, heton një seri vrasjesh në manastir ku po zhvillohet një debat i rëndësishëm fetar. Eco është veçanërisht i zoti në përkthimin e debateve të jetës fetare të mesjetës dhe herezive në një debat modern politik e ekonomik, i cili bëhet i kuptueshëm edhe për lexuesin që nuk është teolog.
Romani mbart shumë referenca direkte ose indirekte, të cilat kërkojnë në vetvete një punë hetimore nga ana e lexuesit për t’u zbuluar. Vetë titulli nuk është i shpjeguar në roman por gjithsesi i bën jehonë fjalëve të Shekspirit “Një trëndafil me çfarëdolloj emri tjetër do të mbante erë djersë”.
Romani u transformua si film me të njëjtin titull me aktorët Sean Connery, F. Murray Abraham dhe Christian Slater.
Romani u përkthye në Shqip nga Donika Omari dhe u publikua fillimisht në vitin 1996.
Libra të tjerë të autorit të botuar në shqip janë:”Gjashte shetitje ne pyjet e tregimtarise”, “Si shkruhet nje punim diplome”, “Te thuash gati te njejten gje”, “Lavjerrësi Foucault” dhe “Viti zero”.