“Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë”, shfaqet në New York Filmi “Besa”

Filmi “The Promise” – “Besa”, kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka risjellë në vëmendje faktin se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku hebrenjtë nuk u diskriminuan, nuk u dorëzuan tek gjermanët, por ata u mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe më pas saj, mbas ardhjes së komunizmit. “Në vitin 1934, Herman Bernstein, Ambasadori Amerikan në Shqipëri shkruante: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria, është një nga vendet e rralla në Europë, sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare.”
“Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne do të ndajmë me ju historitë e shqiptarëve, të cilët shpëtuan hebrenjtë, duke dëshmuar mirësi njerëzore dhe traditën unike shqiptare, atë të Besës”, tha Gjovalin Nikçi, i cili ishte pjesë e organizmit të kësaj shfaqje në Zucco Theater, njërën nga studiot e “Kaufman Astoria Studios”, në Queens – New York, shkruan Malësia.
Duke, mbërritur kështu në qendrën e madhe të filmagrafisë Kaufman Astoria Studios & The Astor Room, e cila ishte organizatori kryesor dhe paskuintave të kësaj shfaqje – shqiptaro amerikani Gjovalin Nikçi, i cili ishte dhe koordinatori i shfaqjes “The Promise” – “Besa”, në këtë “Pallat të Mbretërisë” së kinematografisë Amerikane.
Nikçi, me thjeshtësinë e tij, tha se: “Shfaqja e mbrëmshme e premirës së filmit “The Promise” – “Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens – New York, u bë ngaqë dihet se industria e më e madhe e filmit, në SHBA, është e kontrolluar nga Hebrenjtë, dhe unë desha t’u tregoj atyre duke shfrytëzuar këtë rast se kush jemi ne shqiptarët, dhe se çfarë kemi bërë ne për mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe me duket se ia kam arritur qëllimit tim, mbasi pas shfaqjes presidenti i komapnise Hal Rosenbluth, ka qenë i habitur dhe më falënderoi”.
Në shfaqjen e kësaj premiere, morën pjesë edhe një grup vperimtarësh të dalluar të komunitetit shqiptarë, si: Sejdi dhe Shake Husenaj, Majlinda, dhe Arjan Myrtaj, Rick dhe Shpresa Elezi, Ben Çelaj, P. Vulaj, dhe disa shqiptaro-amerikan të tjerë, nga Plavë e Gucia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *