Shqipëria rrezikon përjashtimin nga Eurosong nëse valëvitet flamuri i Kosovës?!

Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) ka diskutuar përjashtimin Armenisë nga festivali evropian i muzikës. Shkak për këtë është bërë nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Europian të Këngës, kur përfaqësuesit e këtij shteti valëviten flamurin e asaj që njihet si Republika e Nagorno Karabakh, shtet i cili nuk është e pranuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, por as nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mediat e huaja raportojnë se Armenia do të ketë dënim nga komiteti menaxhues i “Eurovision Song Contest” në qershor dhe mund të përballet me gjobë financiare dhe reduktim të pikëve. Ata janë kërcënuar me skualifikim dhe përjashtim nga konkursi për disa vite nëse thyhen më rregullat e Eurovision.
Sipas Balkanweb, për këtë krahinë ka disa vite që janë në konflikt të heshtur shteti armen me Azerbajxhanin. Gjithashtu organizatorët e festivalit kanë paralajmëruar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë që të mos përdorë flamurin e Kosovës sepse do ta ketë fatin e njëjtë si Armenia. Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, i cili po mbahet në Stockholm të Suedisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *