Shqipëria në New York Times/ Imazhet e bregdetit, Dardhës e Gjirokastrës, luks e mjerim

“Për herën të parë kam shkuar në Shqipëri në vitin 1997, për të mbuluar trazirat e vendit gjatë rënies së skemave financiare piramidale atje. Rashë në dashuri me të”, kështu shkruhet në Neë York Times fotografi Joachim Ladefoged.
Artikulli për Shqipërinë është një nga gajshtë artikujt e shkruar për 6 vende: Etipi, Australi, Finlandë, Peru dhe Spanjë.
Për secilin vend jepen detaje të jetës, veshjes dhe turizmit. Më poshtë çfarë thuhet për Shqipërinë.
Më tej vijon “Ishte si të ktheheshe pas në kohë 50 vite. Mes viteve 2000 e kam vizituar vendin 13 herë, gjithmonë në detyrë si një ‘photojournalist’ për gazetën, ku kam punuar në Danimarkë ose për media të tjera. Vitin e kaluar unë u riktheva. Ndërkohë, unë jam bërë një çiklist shumë i mirë, kështu që kur erdhi mundësia për të bërë një udhëtim me biçikletë, Shqipëria ishte vendi ku unë kërkova të shkoja. Doja të shihja se çfarë kishte ndryshuar dhe çfarë nuk kishte ndryshuar. Nuk isha sigurt nëse mund të bëja një udhëtim me biçikletë atje, por kam përdorur një aplikacion GPS, Strava, që është si një rrjet social për çiklistët e përmes të cilit unë gjeta edhe çiklistë të tjerë, shqiptarë. Ata më ndihmuan të bëja një udhëtim nga Tirana në jug, në lindje dhe në perëndim. Qëllimi im ishte të bëja rreth 60 milje në ditë. Ata më ndihmuan të kuptoja se cilat rrugët mund të jenë me të vërtetë të mira, të bukura dhe të shtruara.
Një djalë, një mjek, erdhi me mua një javë në udhëtimin tim, nëpër vende ku unë nuk kisha qenë në më shumë se një dekadë, vende të cilat ishin shumëçka për mua dhe vende ku unë nuk kisha qenë, poshtë në plazhe, pranë kufiriy grek- dhe unë isha i lumtur që shihja të lulëzonte me jetën. Qëllimi im nuk ishte të bëja një dokumentar social- unë doja të bëja një “artikull” me foto nga udhëtimi im me biçikletë si turist përmes Shqipërisë. Dhe kjo është ajo që kam bërë.

received_10154737077457044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *