Shqipëria e filmat e Kinostudios në revistën spanjolle “Debats”

“Për herë të parë, revista e mirënjohur socio-kulturore spanjolle “Debats” në numrin e 129-të (prej vitit 1982), me një bord editorial ndërkombëtar filozofësh, intelektualësh, shkrimtarësh dhe poetësh prestigjozë, i jep një jehonë të veçantë Shqipërisë me dy artikuj të botuar rreth shoqërisë, identitetit dhe kulturës sonë, pjesë unike e qytetërimit europian. Eshtë fryt i një pune të gjatë studimore që të gëzon personalisht ashtu si dhe për faktin e vlerësimit që i bëhet vendit, historisë dhe përpjekjeve tona kah Europës së dashurisë, artit, muzikës dhe shpirtit filozofik”. Është Julian Bejko që e jep njoftimin e mësipërm duke ofruar edhr imazhet e revistës ku flitet për Shqipërinë dhe kinemanë e saj.
*Julian Bejko PhD, është profesor pranë Departamentit të Sociologjisë,
Universiteti i Tiranës. Autor i studimit *Shoqëria e Kinemasë (Vëll. I dhe
II), në të cilin studiohet shoqëria shqiptare në historinë dhe
kompleksitetin e saj përmes imazheve kinematografike. Është vetë Bejko që ka shkruar artikullin mbi kinemanë për revistën siç shihet nga fotot, ndërsa prof.Dritan Karadaku ka shkruar artikullin për shoqërinë shqiptare.

Pak kohë më parë Bejko dhe Dritan Karadaku bënë filmin dokumentar “Republika e Spaçit” kushtuar burgut famëkeq për të cilin shkruanin: Dhoma relativisht të mëdha për një çift kampistësh, por aty kanë banuar 25-30 të dënuar në rreth 40m katror, shtretërit në formatin e krevatit marinar me tre kate. Detaje si këto janë të pabesueshme për syrin e një vizitori. Në njërën anë ndërtesat e të dënuarve me tri kate, në anën tjetër, në hyrje, gjenden ndërtesa me 5 kate që përafrojnë me pallatet e dikurshme. Aty qëndronin punonjësit “e lirë”.

FB_IMG_1461101647379

FB_IMG_1461101663178

FB_IMG_1461101667925

FB_IMG_1461101672880

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *