Shpallet zona e mbrojtur e kishës e mozaikëve të Linit në Pogradec

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, zonën e mbrojtur të “Rrënojave të Kishës Paleokristiane dhe Mozaikët”, Lin, Pogradec. Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” ka sjellë në vëmendje fshatin Lin, duke propozuar zonën e mbrojtur rreth “Rrënojave të Kishës Paleokristiane dhe Mozaikët”, Monument i Kategorisë I. Bazilika Paleokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë së Shqipërisë. Struktura është e dekoruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane. Gërmimet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e bazilikës dhe të dyshemesë me mozaik në shek. V – VI. Mozaikët polikrom dhe materiali i pasur arkeologjik, e bëjnë kishën të cilësohet si një nga monumentet më të bukura dhe më interesante në territorin e Shqipërisë.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, është diskutuar për t’u futur në mbrojtje i gjithë fshati Lin. Megjithatë, është rënë dakord që fshati pavarësisht vlerave që ka në pikëpamjen e thurjes urbane dhe në disa shtëpi karakteritike të shënuara arkitekturore, nuk mund të futet i gjithi në mbrojtje, pasi për ta bërë këtë kërkohet më parë një studim paraprak për vetë fshatin.
Ndërsa kjo do ti mbetet të ardhmes, përcaktimi i zonës së mbrojtur, nul do të lejojë që Lini të shndërrohet nga veprimtari ndërtimore me karakter civil ose industrial. Gadishulli mbi të cilin ndodhet kisha paleokristiane me moazik e Linit u vu në mbrojtje në tërësi: jo vetëm territori rrotull kishës, por e gjithë pjesa e pandërtuar(e padëmtuar) e liqenit deri tek vija e ujit duke siguruar jo vetëm mbrojtjen e monumentit por edhe të peisazhit historik e kontekstit mjedisor ku ndodhet.
Tashmë mund të thuhet se në këtë pikëpmaje nga sot, imazhi shekullor i atij shkëmbi mbi liqen, me monumentin majë tij, nuk do të lejohet të ndryshojë, duke shënuar një landmark të natyrës shqiptare dhe historisë së saj.
“Mozaiku, u zbulua nga gërmimet në vitin 1969 që janë bërë në Lin të Pogradecit. Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një trevë të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj”, (Wikipedia). Gazetari i “The Guardian”, Kevin Rushby, i cili pak kohë më parë ka vizituar Shqipërinë, mahnitet nga Via Egnatia, më pas nga Liqeni i Ohrit dhe në fund nga fshati i vogël Lin. “Shtëpitë janë të stolisura me lule, plakat me të zeza të ulura në hije dhe fëmijët që lozin jashtë me varka. Siç i themi njëri- tjetrit ‘do të ishte mirë të qëndronim në një prej këtyre shtëpive’, një grua e re na mirëpret në anglisht: “Doni të qëndroni në shtëpinë time?’, shkruan Kevin, duke përmendur edhe koranin e famshëm.
received_10154188787117044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *