Shpallen 12 fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar

Ministria e Kulturës ka shpallur dje listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2016. Ky program vijon pas Thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 17 projekte të lidhura drejtpërsëdrejti me librin dhe botimet. Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), i themeluar në vitin 2014, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në nxitjen dhe mbështjen financiare të përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, në nxitjen e përkthimin cilësor dhe promovimin e tij si një nga format më të rëndësishme artistike të shprehjes letrare. Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre. Nga 37 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 12 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit.
Fituesit janë shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe” me “Rrëfenja të mbinatyrshme” nga Carlos Fuentes përkthyer nga Bajram Karabolli; SH.B “Fan Noli” me “Shkuma e ditëve” të Boris Vian përkthyer nga Edmond Tupja; SH.B “Toena” me “Lulëkuqja dhe kujtimi” të Paul Celan përkthyer nga Ana Kove; SH.B “Argeta LMG” me “Pranvera e barbarëve” të Jonas Lysher përkthyer nga Afrim Koçi; SH.B “Pegi” me “Posta” të Charles Bukoëski përkthyer nga “Iris Sojli”; SH.B “Albas” me “Uni i tij i ndaluar” të Peter Carey përkthyer nga “Ukë Buçpapaj”; SH.B “Ombra GVG” me “I ndërruar i shejtanit” të Kenzeburo Oe përkthyer nga Rudi Erebara; Botimet IDK me “Stoneri” të John Ëilliams përkthyer nga Piro Misha; SH.B “Dituria” me “Karriera e së keqes” të Robert Galbraith (J.K.Roëling) përkthyer nga Dhimitër Gjodede; SH.B “Saras” me “Zona e interest” të Martin Amis përkthyer nga Lavdimir Marku; SH.B “Fjala” me “Të gjithë dritën që nuk mund ta shohim” të Anthony Doerr përkthyer nga Margarita Skënderi dhe SH.B “Neraida” me “Ditar i vogël i kufijve” përkthyer nga Gazmend Kapllani e Aida Karanxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *