Shkodra ka qenë gjithëhere një hap para. Si qytet i zhvilluar i Kulturës. Një memorandum i vitit 1878 drejtuar Shkëlqësisë së tij, Lord Beaconsfield, kryeministër dhe përfaqësues i Mbretëreshës së Anglisë në Kongresin e Berlinit.
E ka risjellë në kujtesë Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit, arkitekt dhe studiues.
“Eh, Shkodra!!!
Drejtuar kryeministri të Britanise Madhe kur planifikohej sakatimi i Shqipërisë Osmane…
‘E aq ma shume shpresohet se Çashtja Shqyptare ka me u shtrue edhe ajo për zgjidhje, për ma tepër se ndërkohë qi të gjitha Kombet e tjera nën Perandorinë Osmane kanë një Qeveri dhe një Diplomaci që ua mbron aspiratat, vetëm Shqypnisë i mungon çdo perfaqësim.
Tue mos e pasë Qeverinë e vet ajo nuk mundet me e perfaqësue vedin, e as mundet me u përfaqesue prej Perandorisë Osmane, sepse me thanë të vërtetën ajo nuk varet as prej saj”. Shkreli shton se është një memorandum shumë programatik dhe më i avancuar se “kërkesa për autonomi brenda Perandorise Osmane që u artikulua po në të njëjtën kohë nga Lidhja e Prizrenit, duke kërkuar këtu patjetër një princ shqiptar si dhe mbrojtjen e Fuqive të Mëdha deri sa të mëkëmbej shteti i ri. Duket sikur është shkruar sot. Propozohet një Shqipëri e fortë që do shërbejë si një ledh që mbron Europën nga invazioni sllav (Serbi, Rusi)”.
Në fund të Memorandumit, shkruhet: Shkodër- Shqipëri, 13 qershor 1878. Shqiptarët.