Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë larguar një numër të madh të personelit të tyre nga Turqia. JIM MIKLASZEWSKI, COURTNEY KUBE dhe ABIGAIL WILLIAMS raportojnë për NBC se vendimi është marrë për arsye sigurie. Ndërkaq urdhri i Departamentit të shtetit u ka shkuar 670 punonjësve shumë prej të cilëve janë në bazën ajrore Incirlik. Zyrtarë të mbrojtjes i kanë thënë NBC News se vendimi është marrë për shkak të ndryshimit të ‘mjedisit të sigurisë’ dhe “rritjes potenciale të kërcënimeve dhe rreziqeve”. Zyrtarët kanë shtuar se nuk ka “kërcënime specifike” ndaj amerikanëne në Turqi që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi dhe se kishin kohë që po e shqyrtonin atë.
670 ushtarakët dhe 287 personal kafshët e tyre do të fluturojnë nga Turqia me me mjete ushtarake ose me fluturime charter. Bëhet me dije se vendimi është konsultuar edhe me autoritetet turke dhe është rënë dakord.