Rrëfimi i jashtëzakonshëm i E.Morricone: Dua të vdes me time shoqe/ Puna me Pasolinin, Oscarët, fëmijëria, martesa dhe muzika

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i E.Morricone: Dua të vdes me time shoqe/ Puna me Pasolinin, Oscarët, fëmijëria, martesa dhe muzika

The Guardian ka publikuar një rrëfim në Enio Morricone, kompozitorit 87-vjeçar që tregon shumëçka nga jeta e tij.

Jam rritur duke qenë gjithnjë e më shumë në ankth. Edhe pse jam më si sigurt tani, nevoja ime për ti bërë gjërat gjithnjë e më mirë dhe për të përmirësuar veten është e fortë. Unë duhet të dukem shumë i shqetësuar dhe i shqetësuar shumicën e kohës – dhe kjo është për shkak se në vërtetë jam. Puna ime ka përgjegjësi të madhe.

Fëmijëria ime ishte e vështirë. U rrita në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së pari qyteti u pushtua nga gjermanët, më pas erdhën aleatët. Ndonjëherë nuk kishim mjaftueshëm për të ngrënë. Pas përfundimit të luftës, zbulova se gjëra të tmerrshme kishin ndodhur diku tjetër dhe mendoja se kisha qenë mjaft me fat.
Jam i lumtur që kam fituar Oscar, më në fund. Tarantino nuk ma tregoi filmin kur më kërkoi të shkruaja muzikën për The Hateful Eight – ai thjesht më dërgoi një përkthim italisht të skenarit. Unë e pëlqeva, ashtu si ime shoqe dhe i thashë po.
Njohja me time shoqe Marian dhe martesa me të, janë çastet më romantike të jetës sime. Ajo ishte shoqe e një prej motrave të mia. Kemi 60 vite të martuar. Kur isha 40 vjeç i thashë asaj se nuk do të kompozoja më muzikë filmi dhe se do I kushtohesha Asaj që e quaj “muzikë absolute”. Ia thaashë këtë përsëri asaj kur isha 50, 60, 70 dhe 80 vjeç. Ndoshta, kur të shkoj në 90, do të ndalem.
Sergio Leone nuk më njohu kur më kërkoi të shkruaja muzikën për “r “Fistful of Dollars”. Ne kemi qenë në shkollë së bashku.

Nuk më pëlqejnë macet. Më pëlqejnë kuajt, gomerët dhe qentë e ëmbël që nuk janë agresivë. Dikur kam pasur një mace të mrekullueshme e të madhe. Një ditë shkova në kuzhinë dhe ajo ishte në tavolinë duke shkatërruar gjithë ushqimin që do të hanim ne. Isha aq i mërzitur sa e dërgova tek shtëpia e një miku në fshat.
Pica ime e preferuar është Napoletana: domate, mocarela. Ajo duhet të jetë e hollë.

Nuk njoh emra të muzikantëve pop. Muzika Pop është stanrdadizuar; ëhstë bërë që të pëlqehet nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Edhe unë kompozoj për të kënaqur audiencat, por kur e dëgjon muzikën time, e kupton se unë kam studiuar dhe aplikuar gjithë historinë e kompozimit.

Ndonjëherë them: “JO –nuk do ta bëj atë”. Të punoje me [regjisorin Italian] Pier Paolo Pasolini ishte madhështore, por në fillim ai më kërkoi të përshtasja disa pjesë klasike në vend që të kompozoja muzikë origjinale. Unë refuzova dhe ai tha: “OK, ju mund të shkruani muzikën që dëshironi, për aq kohë sa vini këta çelësa të mëdhenj diku”. Ishte një lloj supersticioni, kështu që e pëlqeva atë.
Zgjohem shumë herët dhe shkoj të fle shumë herët poashtu. Një ditë të zakonshme e filloj me disa ushtrime, lexoj gazeta, nga ora 9 filloj të shkruaj muzikë dhe të vazhdojë deri në kohën e drekës. Pastaj ha drekë me gruan time dhe flas me të dhe rifilloj shkrimin deri pasdite vonë.
Gjithkush do të vdesë. Unë nuk jam i frikësuar për këtë. Çfarë me të vërtetë më frikëson mua është se në qoftë se unë shkoj para gruas sime, unë do ta lë atë vetëm dhe anasjelltas. Ideale do të ishte që të vdisnim së bashku.(PASQYRE.AL)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *