Rrëfehet vajza e Michael Jackson: Babanë tim e kanë vrarë dhe mua më kanë përdhunuar

Kanë kaluar 8 vjet nga vdekja e këngëtarit Michael Jackson dhe vajza e tij Paris është e bindur se atë e kanë vrarë.

Në një intervistë për “Rolling Stone” Paris thotë se babai i thoshte gjithmonë: “Ata do më vrasin një ditë”. Megjithatë ajo nuk e dinte se cilët ishin “ata”.

“Është e dukshme. Të gjitha arsyet aty të çojnë. Duket si teori konspirative dhe si gjepura, por fansat e vërtetë dhe ne familja e dimë. Ishte vrasje e organizuar. Është si një lojë shahu dhe unë po mundohem t’i lëviz mirë gurët. Kaq mund të them tani për tani.”

Ajo është e bindur se doktori i babait të saj, Conrad Murray ka lidhje me vdekjen e Michael-it.

E pyetur sesi e ka përballuar vdekjen e të atit, Paris u përgjigj: “Gjithmonë thonë që koha i shëron plagët, por nuk i shëron. Thjesht mësohesh. Unë kam humbur njeriun më të shtrenjtë kështu që çfarëdo që të më ndodhi në jetë nuk mund të jetë më keq se kaq.”

Paris shpesh herë ka tentuar të vetëvritet. E pyetur për arsyen e këtyre tentativave ajo rrëfeu për herë të parë se në moshë 14 vjeçare ishte përdhunuar nga një person i huaj, i madh në moshë. Ajo mendonte se nuk ia vlente të jetonte, se nuk ishte një qenie që meritonte të qëndronte në këtë botë. Ajo kaloi një fazë depresioni, por që sot e ka kapërcyer./dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *