RIKONSTRUKSIONI 1 MILIARDË LEKË/ Teatri i Operës zhvendoset për 3 vjet në Kinostudio

1 mld lekë për restaurimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në qendër ndërsa ‘institucioni’ zhvendoset për 3 vjet në Kinostudio.
Ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila tha sot në një konferencë për mediat se si do vijojë puna. Takimi i Ministres Kumbaro me artistët dhe punonjësit e TKOBAP u bë duke prezantuar eh he projektin e godinës provizore, në të cilën do të akomodohen artistët dhe punonjësit e TKOBAP gjatë periudhës së rikonstruksionit të TKOB.

Teatri i Operës dhe Baletit shpërngulet pranë Ministrisë së Kulturës. Inventarizimi i objekteve të ndodhur në këtë godinë të vjetër, ku për 60 vite nuk është ndërhyrë, ka nisur prej disa kohës, por 20 shkurti do t’i gjejë të gjithë trupat e këtij teatri në një tjetër hapësirë, pranë Ministrisë së Kulturës në Kinostudio. Vetë ministrja Kumbaro siguroi se artistët i kanë të gjithë ambientet gati për të nisur punën. Megjithatë për publikun nuk ka ende gati një kalendar artistik me data dhe tituj të përcaktuar. Drejtoresha e këtij institucioni, theksoi gjithsesi se në kalendarin e ri, trupat do të performojnë me tre programe, Opera tur, ku parashikohen shfaqje jo vetëm në disa rrethe, por edhe përtej kufijve. Opera histori, ku do të rikujtohen veprat e pluhurosura në fond dhe opera Open Air që do të nis si program sapo klima të jetë e favorshme që trupat e artistëve të performojnë në ambiente të hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *