“Racizmi është sa trashësia e lëkurës”/ Një burrë i bardhë me lëkurë të zezë

 

“Unë jam siguruar që ju të shihnit se ishte një burrë i bardhë nën atë lëkurë të zezë, sepse paragjykimi është vetëm një lëkurë më thellë”.
Ky është miku im Aron. Ai m’u lut që t’i bëja fotografi. Nuk mund ta bëja; të gjithë e njihnin atë në botën e artit – por mendova gjithësesi nëse mund të bëja diçka tjetër. Ai tha: “OK, kthemë në grua”. Por ai nuk do të ishte mirë si grua. Megjithatë Aroni donte patjeter, dëshpërimisht të merrte pjesë në shfaqje, dhe kështu tri javë para afatit, ai më thirri dhe tha: “Kam një tjetër ide: Pse nuk më kthen në një skllav të zi?”
I thashë, nuk e di nëse të bëj (si) skllav, por do të të kthej në një njeri të zi dhe do ta quaj foton “Fotoja e të bardhit të zi”. Aron tha: “Do ishte e përkryer – kjo ka qenë nofka ime”.
Nuk ka ndërhyrje pas realizimit të fotos dhe as ndryshime dixhitale në këtë imazh- kjo është e gjitha punë e një artisti. Unë vetëm sa u sigurova që të shihni një burrë të bardhë nën këtë lëkurë të zezë, sepse paragjykimi është vetëm një lëkurë më thellë.

Kur kam bërë dikur një seri fotosh në një morg, ishte atje një grua e zezë lëkura e së cilës po dëmtohej- ajo kishte lëkurë të bardhë nën atë të zezën. Ia vura këtë në dukje drejtuesit në morg, dhe ai u përgjigj se kur ishte student në shkollën mjekësore, mësuesi i tij mori një copë shumë të hollë të lëkurës së një kufome, dhe tha: “Kjo është trashësia e racizmit”(Pasqyre.al-The Guardian).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *