Tenori shqiptar që interepreton në skenat më të mëdha botërore është tashmë në një tur me CD-në e tij “Il Mio Canto”. Ai ka qenë së fundmi në Tokio, ku siç shihet nga foto, publiku artadashës japonez mban radhë për autografin e tij. CD-ja e tij përmbledh ariet më të mira të operave që ai ka interpretuar, nga “Traviata” tek“Lucia di Lammermoor”, “Elisir D’amore”, “Flauti Magjik”, “Ëerther”, “Rigoletto” , “Makbeth”, etj,etj . Në kuadër të turit të tij, Saimir Pirgu, më 5 mars e sjell albumin “Il mio canto’ në Tiranë.