Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë risjellë në vëmendje ‘dasitë’ etnike në shtetin fqinj. Një e treta e shtetit përbëhet nga shqiptarët, ndërsa një dokument i vitit 1943, hedh dritë mbi vitet e pakta të Shqipërisë së Madhe.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon një dokument që tregon pasqyrën e Ndarjes Administrative të Prefekturës së Dibrës së Madhe dhe të Tetovës, 1943.
“Pas pushtimit fashist dhe kapitullimit të Jugosllavisë më 1941, një pjesë e territoreve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë perëndimore iu bashkuan Mbretërisë së Shqipërisë. Për administrimin e këtyre zonave, me dekret të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, u krijua Ministria e Tokave të Liruara më dhjetor 1941. Bashkangjitur vendosim një pasqyrë të pjesshme të ndarjes administrative të Prefekturës së Dibrës së Madhe dhe të Tetovës, sipas një dokumenti që ruhet në AQSh”.
Tri fletët e pasqyrës, tregojnë ndarjet e prefekturave e komunave duke radhitur njëri pas tjetrit edhe katundeët e kohës.
Të dhënat hedhin dritë mbi Prefekturën e Dibrës së Madhe(komunat Ballancë, Kosovras, Koxhaxhik, Manastirec; nënprefekturën e Rekës (Komunat Rekë, Llazaropole, Galeshniku, Ternica, Zhernanica); nënprefektura e Strugës (me komunat Bellçisht, Dollogozhdë, Drasllavicë, Llabunishtës, Meshevishdës, Misllodeshtës, Nerezit, Radolishtit, Slivovës, Sllatinës, Veleshtës, Verçenit). Në përfundim del se Rrethi i Dibrës kishte 39 katunde, i Strukës 75 dhe i Rekës 35.