Shqipëria është duke bërè përpjekje për të markuar disa nga produktet e saj, por ende, deri tani, nuk kemi mundur do tu japim jehonë ndërkombëtare shumë prej gjërave që janë karakteristike tona apo vetëm “Made in Albania”.
Një lajm i mirë në këtë fushë vjen nga vaji i ullirit Musaj, i cili këtë vit ka fituar Medaljen Extra Gold në Biol Prize 2016.
“Vaji i ullirit ekstra i virgjër, Musaj pas analizave të duhura kimike dhe gjykimit të një paneli të përbërë nga ekspertë të rëndësishëm ndërkombëtare të vajit të ullirit iu dha Medalja Extragold.
Ky vlerësim është edhe më prestigjioz, sepse vajti i ullirit Musaj u zgjodh si më i miri mes më shumë se 400 pjesëmarrësve dhe u vlerësua nga një panel i përbërë nga 31 shefa të panelit dhe ekspertë te vajit të ullirit në nivel ndërkombëtar’.
Një lajm që të bën vërtetë krenar!