Përurohet godina e “Librit Akademik”, themeluar më 1972

Më 20 Maj, ora 11.00, përurohet godina e “Librit Akademik”, një bashëpunim i Akademisë së Shkencave dhe TIKA-s , Agjensia Turke për Zhvillim. Libri Akademik është një hapësirë dedikuar promovimit dhe ekspozimit të librave studimorë të akademikëve, profesorëve dhe kërkuesve shkencorë, shqiptarë dhe të huaj. Përmes ristrukturimit të ambjenteve në bashkëpunim me TIKA-n, Akademia e Shkencave ҫmoi rëndësinë që ka popullarizimi i drejtpërdrejtë për publikun i botimeve shkencore të Akademikëve shqiptarë e përpos tyre edhe i mendimit shkencor shqiptar. ASH është ndër botuesit kryesorë të letërsisë shkencore cilësore në Shqipëri, për shkencën shqiptare. Botimet e saj përbëjnë një kontribut të vlershëm, ato u përkasin shumë lëmenjve të dijeve shkencore dhe mbajnë firmën e emrave të njohur të botës akademike. Që nga themelimi i saj në vitin 1972, numërohen më shumë se 400 vepra që kanë parë dritën e botimit dhe çdo vit botohen mesatarisht rreth 10-20 tituj, numër qe ndryshon sipas fondeve ne dispozicion si edhe propozimeve shkencore: fjalorë gjuhësorë a terminologjike, fjalorë enciklopedike, vepra normativizuese, monografi te ndryshme qe dokumentojnë historinë apo zhvillimin e gjuhës shqipe, studime te historisë se letërsisë apo kritikes letrare, studime nga fushat e shkencave natyrore, qe kanë si target lexuesin shkencor. ASh ka botuar një numër të madh revistash shkencore, kurse pas vitit 2007 boton dy periodikë, revistën Studia Albanica dhe Journal of Natural and Technical Sciences (JNTS). E gjithë kjo pasuri titujsh do të ekspozohet dhe qarkullojë në mjediset e “Librit Akademik”, e shoqëruar edhe me klasifikime përkatëse dhe me materiale të tjera promovuese.
Ambjentet e “Librit Akademik” kanë: 1. Sallën e “Ekspozimit të Librit Akademik”, 2. Sallën “Akademikët”, për takime dhe promovime dhe 3. Sallën e “Magazinimit të librit Akademik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *