Papa: Gazetarët vrasin me penë, thashethemet janë formë terrorizmi

Papa Françesku ka bërë një reagim të papritur për një çështje që mesa duket është bërë shqetësim për Atin e Shenjtë. Ai ka reaguar të enjten ndaj gazetarisë së bazuar te thashethemet rozë (gossip), të cilën e ka konsideruar një formë “terrorizmi”.

“Përhapja e thashethemeve është një shembull terrorizmi, shembull sesi ju mund të vrisni një person me gjuhën dhe penën tuaj”, tha ai. “Kjo është edhe më e vërtetë për gazetarët, sepse zëri i tyre shkon te kushdo, ndaj dhe kjo përbën një armë të fuqishme në duart e tyre”.

Ati i Shenjtë shtoi gjithashtu se mediat që nxisin frikën prej emigrantëve janë duke vepruar në mënyrë terroriste.
Ai i bëri këto komente në një adresim të bërë përpara udhëheqësve të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve italianë, duke thënë se reporterët duhet të gërmojnë edhe në vrimat më të vogla për të gjetur të vërtetën, veçanërisht në epokën e sotme kur mbulohen lajme të gjithësishme.

Në vitin 2009, disa media të zotëruara nga familja e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi u kritikuan ashpër nga Shoqata e Gazetarëve, për shkak të historive që vinin në dyshim besueshmërinë e një gjyqtari që kishte dhënë një vendim gjyqësor kundër një kompanie të zotëruar nga familja Berlusconi.(Koha ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *