Kush ndërton mure nuk është i krishterë! Kështu ka thënë Papa Françesku kur e pyeten për nismën e Donald Trump i cili ka propozuar ndërtimin e një muri mes SHBA-së e Meksikës. Deklarata e Papës u bë në rrugën e kthimit të tij nga Meksika!
Ndërkaq ai i është përgjigjur edhe interesit për letrat e Papës Gjon Pali II me filozofen Anna Teresa Tymieniecka. Sërish përgjigja e tij ka qenë mbresëlënëse. “Një burrë- përgjigjet Papa – që nuk arrin të ketë një marrëdhënie miqësore me një grua është nje burrë të cilit i mungon diçka! Edhe Papa ka një zemër e mund të ketë një miqësi të shenjtë e të shëndetshme me një grua”.