Obama: Libia gabimi im më i madh

Barack Obama ka thënë se gabimi i tij më i madh gjatë presidencës ka qenë mungesa e një planifikimi të qartë për kohën pas rënies së liderit libian Muamar Gedaf, pasi vendi u përfshi nga kaosi dhe ekstremistët e dhunshëm.
Mediat ndërkombëatre raprtojnë se teksa ka reflektuar për punën e tij në një intervistë për “Fox Neës” Obama ka thënë se mbase gabimi i tij më i madh ka qenë dështimi i planit për ‘ditën më pas kur u vendos ndërhyrja në Libi”.
Muajin e kaluar, Obama ka bërë një sërë kritikash ndaj kryesminsitrit britanik David Cameron dhe ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy për rolet që kanë patur në fushatën e bombardimeve në Libia.
Cameron u bë “i shpërqëndruar” dhe Sarkozy donte të promovonte vendin e tij gjatë sulmeve ushtarake të NATO-s më 2011, tha Obama në një intervistë për revistën “The Atlantic”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *