Njeriu që jetoi në hijen e të atit/ Shuhet Frank Sinatra, djali i Frank Sinatrës

Frank Sinatra Junior, i cili mbante emrin e të atit por edhe trashëgoi muzikën e taletin e tij është ndarë nga jeta dje në moshën 72-vjeçare. Ai vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
Në moshën 19-vjeçare më 1963, ai u mor peng ndërkohë që ishte pjesë e biznesit të të atit. Ai punonte për Sinatrën e madh si drejtor muzikor.
Sipas TMZ, Frank ishte dje në Daytona për një koncert por u nda nga jeta papritur të mërkurën pasdite.
Gjatë gjysmëshekullit të fundit Frank Junior ka pasur ture botërore si këngëtar, ndërsa 20 vitet e fundit ka performuar këngët e të atit në shoun e tij “Sinatra këndon Sinatrën”.
Vitim e shkuar në një intervistë për “Mail on Sunday”, shprehej se ishte si të jetoje në hijen e të atit.
8-3496172-image-m-25_1458176264585

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *