Një “vizitë” në Muzeun e Shkencave të Natyrës

Muzeu Shkencave të Natyrës, aty ku natyra prek realitetin, është i vetmi i llojit të tij në vendin tonë.
I ngritur në 1948, me një histori ekzemplarësh që nga viti 1900, ai përfaqëson një pasuri të rrallë kombëtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Vetëm duke vizituar 7 pavionët e tij të larmishëm, ju mund të niheni në një kohë të shkurtër me kafshët dhe bimët. Forumi për Trashëgiminë kulturore e sjell në kujtesë duke shënuar se do të gjendet do puna, mundin dhe dashurinë për natyrën të specialistëve më të mirë shqiptarë, të cilët me durim vit pas viti kanë arrtiur që të mbledhin dhe ekspozojnë mbi 3000 eksponantë vëndas dhe të huaj, dhe mijëra përfaqësues në fondin shkencor të larmishëm. Pavionet janë vendosur në mënyrë të tillë që tregojnë drejtimin e evolucionit të botës së gjallë.

Në eksponantët e Muzeut do të gjeni një larmi nga fauna tokësore, detare, lumenjëve, ujërave te njelmëta, kashë që nga koralet mahnitës shumëngjyrësh të ngulur e të palëvizshme; moluskë të llojevë të ndryshmë deri guaskat e Oqeanit Indian; insekte me pamje dhe ngjyra mahnitëse, peshq të llojeve të ndryshme; amfibë dhe reptilë mbresëlënës që nga gjarpërinjtë e deri tek breshkat e mëdha detare; shpendë të mrekullueshëm, ku padyshim pelikani kaçurel mbetet unik; gjitarë me pamje madhështore që nga majmunët e Afrikës e deri tek ariu i pyjeve dhe balena e detrave.

Në Muze, do ju shoqërojnë gjatë gjithë vizitës tuaj specialistët më të mirë të shkencave natyrore për bimët dhe kafshët, të cilët jo vetëm do ju tregojnë cdo gjë për botën e gjallë, por do ju shuajnë kërshërinë tuaj duke ju treguar shumë mistere dhe kuriozitete nga kafshët dhe natyra që na rrethon. Muzeu, nisur nga kjo larmi përfaqëson një kompleks shkencor, mësimor, edukativ, kulturor, dhe të vetmen qendër të studimit të Biodiversitetit dhe Mjedisit Shqiptar. Ju do keni mundësinë të shikoni nga afër llojet e rrezikuar dhe të kërcënuar të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *