Një muze në Sarajevës ruan kujtimet e fëmijërisë së kohës së luftës

 

Një grup banorësh të Sarajevës po zhvillojnë një muze të kushtuar fëmijërisë së gjatë kohës së luftës për të ruajtur sendet dhe kujtimet e boshnjakëve që u rritën gjatë konfliktit të viteve 1990.
Nga Rodolfo Toe- BIRN Sarajevë

Muzeu i Fëmijërisë së Luftës (Muzej Ratnog Djetinjstva) ende nuk ka një vend të përhershëm në Sarajevë, por po tregon disa nga sendet që ka mbledhur deri më tani në një ekspozitë të përkohshme që do të rrijë hapur deri të shtunën në Muzeun Historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në kryeqytet.

Projekti u nxit nga Jasminko Haliloviç, një banor i Sarajevës i cili fillimisht filloi të mblidhte materiale nga njerëzit që u rritën gjatë konfliktit boshnjak dhe që i botoi ato në vitin 2013 në një libër të quajtur “Fëmijëria e Luftës”.

“Kur fillova të punoja me librin tim, i kërkova njerëzve të më dërgonin disa kontribute të kujtimeve të fëmijërisë së tyre të luftës. Më shumë se 1,000 njerëz u përgjigj,” tha Haliloviç për BIRN.

“Me kalimin e kohës, kuptova se shumë prej tyre ende kishin gjëra që i kishin ruajtur edhe për 20 vjet pas luftës, se ata ende i lidhin kujtimet nga lufta me këto sende dhe se ata kanë një dëshirë të madhe për të ndarë historitë e tyre. Kështu më lindi fillimisht ideja e krijimit të këtij muzeu,” tha ai.

Deri më tani, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës ka mbledhur më shumë se 2,000 artikuj dhe mbi 70 orë incizime nga fëmijët e luftës.

Sendet e paraqitura në ekspozitën e përkohshme janë kryesisht sende personale që kanë fituar një domethënie të veçantë për fëmijët që i kishin ato në pronësi gjatë luftës, bashkë me fotografi, letra dhe ditarë personalë.

Ndër to, janë dhe këpucë baletit të dhuruara nga një banore e Sarajevës e quajtur Mela, i cili ishte tetë vjeçe kur filloi rrethimi i qytetit nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1992. Në atë kohë, Mela donte të bëhej një prima balerina në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, por lufta e pengoi atë të realizonte ëndrrën e saj.
“Ky muze është një mundësi për ne, të cilët ishim fëmijë gjatë luftës në Bosnjë, për të rikujtuar jetët tona gjatë kohës së luftës pa asnjë lloj paragjykimi nacionalist apo urrejtje,” tha ajo për BIRN.
“Ne ishim shumë të vegjël dhe s’dinim asgjë për situatën politike në atë kohë, kështu që mundemi thjsht të ndajmë të vërtetën për luftën dhe përvojën tonë personale,” shtoi ajo.
Një tjetër banor i Sarajevës, Filip Andronik, dhuroi koleksionin e tij të vjetër të paketimeve të ushqimeve të ndihmave humanitare që i kishte mbledhur kur ishte fëmijë gjatë luftës.
“Adoleshentët gjithmonë kërkojnë një lloj argëtimi,” tha Andronik për mediat boshnjake.
“Për mua, mbledhja e paketimeve të ndihmave humanitare më shoi etjen për të koleksionuar gjëra,” tha ai.
Haliloviç tha se ai shpresonte se autoritetet në fund do t’i sigurojnë muzeut një shtëpi të përhershme.
“Këshilli Komunal i Sarajevës së Vjetër ka deklaruar në mars se projekti ynë kishte një rëndësi prioritare. Megjithatë, deri më tani, askush nuk na ka dhënë një vend të përhershëm,” tha ai.
Pas 14 majit, ekspozita e përkohshme do të lëvizë në qytete të tjera Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Haliloviç tha se ai donte të përfshinte kujtime të luftës nga fëmijët jashtë kryeqytetit gjithashtu.
“Ky projekt është i hapur për të gjithë ata që ishin fëmijë gjatë luftës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *