Në kujtim të Umberto Ekos, ekspozitë e forum nga përkthyesit

Në nderim të veprës dhe figurës së Umberto Ekos, Biblioteka Kombëtare dhe Departamenti i Letërsisë (UT) në BKSH, ditën e enjte, datë 3 mars, ora 17:30 në organizojnë Forumin: Të thuash shqip thuajse të njëjtën gjë kushtuar gjurmës së fuqishme të veprës së tij letrare, teorike dhe intelektuale në kulturën shqiptare, pikërisht përmes përvojave të përkthimit të teksteve të tij komplekse në gjuhën shqipe nga përkthyesit shqiptarë. Ky Forum drejtohet nga Persida Asllani dhe Dhurata Shehri, me pjesëmarrjen e Donika Omarit, Shpëtim Çuçkës, Diana Kastratit, Ledia Dushit, Fitore Becit, Eldon Gjikës dhe dëshmisë personale të Adriana Frisenës, (Dr. IIC).
Për të pranishmit BKSH ka përgatitur edhe një ekspozitë me botime të Ekos në shqip, e cila ndërton retrospektivën  e gjurmëve të para të përkthimeve të shkrimtarit në faqet e periodikëve shqiptarë e deri te veprat dhe romanet më të fundit në shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *