Libri i ri i Sarah Bakewell është një portretizim i përbashkët i Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir, Maurice Merleau-Ponty, Albert Kamy, Karl Jaspers, Martin Heidegger dhe një duzine shkrimtarësh të tjerë evropianë dhe filozofësh të cilët kanë mishëruar lëvizjen e shekullit të 20-të e njohur si ekzistencializmi dhe fenomenologjia shkruan New York Times. “Më pëlqen t’i imagjinoj ata në një kafene të madhe, në një kafene të ngjeshur në mendime, ndoshta në një kafene pariziene” – thotë autorja ndërsa gjykon dhe shpjegon mënyrat me të cilat secili shkrimtar i është përgjigjur krizave morale dhe politike të viteve 1930 dhe më pas.
Libri i saj shtron pyetje në lidhje me mënyrat në të cilat njerëzit mendojnë për veten e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Ajo i formon përgjigjet e saj në formën e rrëfimeve biografike, sepse tema e saj qendrore është se idetë e mëdha e të papërcaktuara të ndjekura nga filozofia moderne janë më pak të thella dhe më pak të ndriçuara se sa të vërtetat e ndryshme dhe kontradiktore që gjenden në historitë e jetës individuale.
Këto histori, në këtë libër, përfshijnë përshkrime mbresëlënëse të asaj çfarë këta mendimtarë mendonin dhe çfarë ata thonin në shkrimet e tyre dhe argumentet në kafene.