Ndahet nga jeta pas një leuçemie akute aktorja e njohur Elida Cangonji, mbetur në kujtesë si “Zana e Dedës”

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur dhe mjekja, Elida Cangonji. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare në Paris.

Cangonji është e njohur për interpretimet në filmat “Në kufi të dy legjendave”, “Njeriu me top”, “Rrugë të bardha”, “Shtigje lufte”, “Në fillim të verës” dhe “Shpërthimi”.

Menjëherë pas mësimit të lajmit për ndarjen nga jeta të Cangonjit, njerëzit e artit, kulturës dhe medias kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

“Lajm i papritur, më dha dhimbje. E kam njohur që kur ishte 16 vjeçe. Vajzë me shumë interesa në jetë, shumë miqësore. Ngushëllime familjarëve dhe miqve për ikjen e gruas vitale të mençur Lida”, ka shkruar aktori dhe regjisori, Mevlan Shanaj.

Ndërsa aktorja Monika Lubonja ka shkruar në rrjetet sociale: “Një aktore shumë organike. Sa aktorët profesionistë nuk e arritën dot”.

Ilir Kadia: “Ishte dhe mbeti Zonjë e filmit shqiptar! Po pse të ikte kaq shpejt!!!!”.

Ëngjëll Serjani: “Një grua kurajoze, humane dhe e talentuar për artin kinematografik dhe artin e komunikimit njerëzor. T’i ndriçojë shpirti në atë botë”.

Valter Gjoni: “I papritur ky lajm për një kompleks nene, humaniste.

Bashkim Zahaj: “Ngushëllime familjes, lajm i papritur dhe i trishtueshëm”.

Anissa Markarian: “Jam pa fjalë, pa zë, madje edhe pa lot… Jam e ngrirë, e coptuar, e pabesuar… Jam… siç nuk do të kisha dashur të isha kurrë. E trishtë në shpirt, në tru, nën lëkurë… Sa shumë e shtymë takimin tonë, gjithë duke jetuar në një shtet. Nuk ia fal dot vetes.Lamtumirë LIDA e dashur. Jam pa ngushëllim…”.

Bujar Kokonozi: “Ngushëllime”.

Suela Bako: “Çfarë trishtimi…i vetmi ngushëllim vepra e saj si mjeke dhe aktore!”

Ilirian Agolli: “Eh sa keq po më vjen… Ngushëllime…”.

Mimoza Selimi: “Oh, sa keq më vjen! Ngushëllimet më të sinqerta familjes!/shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *