Ndahen çmimet e Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë

Edicioni i IX i Festivalit Tipologjik të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullor mbylli siparin në Lezhë, duke ndarë edhe 9 çmime për grupet më të mira folklorike.

Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Kulturës me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, interpretuan 170 rapsodë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në fund, juria e festivalit ndau 9 çmime, ku çmimin e parë e mori Ansambli i “Matit”. Ansambli Folklorik “Mati”, duke respektuar tipologjinë e festivalit, solli vlera burimore të folklorit të trevës së Matit dhe u konsiderua nga shumë pjesëmarrës si grupi më i mirë.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullor, u organizua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës. Në këtë festival morën pjesë 170 artistë nga 14 rajone të vendit si dhe grupe të ardhura nga Kosova, shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët konkurruan në dy netë për të qenë me të pëlqyerit e jurisë. /m.m/ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *