Naun Shundi i sëmurë anullohet shfaqja “Tri motrat” në Teatrin Kombëtar. Sonte pritet rikthimi

FB_IMG_1455881314952

Teatri Kombëtar i ka kërkuar ndjesë publikut për anullimin e shfaqjes “Tri Motrat” për ditën e djeshme dt.18 Shkurt. Shfaqja u anullua për shkak të problemeve shëndetësore të aktorit Naun Shundi. Në vazhdim teatri informon se sot gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe se shfaqja rikthehet sonte në mbrëmje dhe nesër që janë dy netët e fundit të saj.
“Ju njoftojmë se aktori Naun Shundi është tashmë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe se shfaqja “Tri Motrat” do të zhvillohet normalisht në ditët e caktuara, në dt. 19-20-21 Shkurt ora 19:00. Ju mirëpresim”,-shkruan Teatri Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *