Natasha Lako: Gratë që vriten përditë, ka depërtuar ligji i sheriatit

Shkrimtarja Natasha Lako përmes një postimi në facebook, ka folur për vrasjen e grave në Shqipëri. Ajo analizon atë që sipas saj është arsyeja që çon në vrasjen e grave dhe mosreagimin e shoqërisë. Reagimi më poshtë:

Gjithe keto dite lajme zinxhir ku meson se sa lehte mund t’i merret jeta nje gruaje vecanerisht prej bashkeshortit !
Ne shtyp asnje analize e thelle, ne programet televizive asnje analize e thelle, ne facebook, asnje shqetesim i madh.
Askush nuk e permend se ky krim lidhet me depertimin e ngadalshem, por te thelle te sheriatit, (sharia). Askush nuk e vret mendjen prej nesh, perse po studiohet te ulet edhe mosha e detyrimit shkollor me qellim qe te prodhohen sa me shume analfabete. Nuk flas per ceshtjet ekonomike qe e bejne gruan skllave qe nga buka e gojes deri te makinat luksoze. Mblidhni mendjen dhe shihni se cfare po na ndodh perdite para syve, kur kemi kaq mundesi te bukura perpara. Liria jone eshte e kercenuar ne saje te nje budallallku qe po ngrihet ne qiell! Po vritet dhe kercenohet per dite nje grua ne syte e femijeve te saj! Qeshin kur nje grua shkon per te kerkuar mbrotje. E lene te vdese. Sepse jane ne anen e vdekjes, por nuk e dine. Ne vetem degjojme. Shume prej nesh jane nekrofile. Edhe shkelqimi i jashtem qe shfaqet ne shumicen e rasteve ne kanalet televizive, eshte nekrofil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *