Muzeu Kombëtar, imazh i ri në pavijonin e Lashtësisë

 

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, ka prezantuar dje, ndërhyrjen e bërë në Pavijonin e Lashtësisë në këtë muze. Sipas tij, ndërhyrja pati si qëllim dhënien e një imazhi modern të kompozimit të pavijonit të Lashtësisë. Për këtë u bë lyerja me ngjyrë të përshtatshme për këtë pavijon dhe veshja me letër të re murale e të gjithë ekspozitorëve.

I gjithë propozimi për ndryshime të imazhit në këtë pavijon u bë  bazuar në studimin e disa muzeve modern botëror si: British Museum in London, England;UK Edinburgh National Museum of Scotland; Rijks Museum in Amsterdam, Netherlands; Musée d’Orsay,Paris, Francë ; Musée National Adrien Dubouché, Francë; Badalona Museum, Spanjë; Musée de l’Arles et de la Provence antiques, France; Holocaust Museum; Egyptian Museum in Cairo dhe Suntory Museum Art……   etj…

Ndriçimi i ri në Pavijonin e Lashtësisë, u projektua dhe u realizua ndriçimi i këtij pavijoni. Ndriçimi u bë bazuar në standardet më të mira të ruajtjes dhe ekspozimit të objekteve duke ndjekur me rigorozitet standardet më të mira të një ndriçimi sa më profesional dhe që plotëson të gjitha normativat e lejuara.

Në respektim të standardeve bashkëkohore bazuar në manuale ndërkombëtare, kufiri maksimal i lejuar për rrezatimin ultravjollcë (UV) është 75 microwatts/lumen. Ndriçimi i këshilluar për objektet mesatarisht të ndjeshme është 250 Lux, kurse për ekstremisht të ndjeshëm deri në 50 Lux dhe reduktimi i kohëzgjatjes së ekspozimit të dritës ne mungesë të frekuentuesve.

Është bërë ndërkaq, ideimi, koordinimi dhe ndjekja e procesit për prodhimin e diçiturave dhe vendosjen e tyre tek Pavijonet e Lashtësisë dhe LANÇ. Më anë të diçiturave të reja, vizitorët vendas dhe të huaj do të njohin me detaje përshkrimin historik të objekteve të ekspozuara. Procesi i diçiturave është hapi i parë drejt zhvillimit të projektit të Audio-Video guidës. I kanë shtuar një vlerë të re estetike pavijoneve të muzeut.

20160223_120947

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *