“Të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi faleminderit për mbështetjen! Të ndahesh nga një familje e madhe si Top Media prej 15 vjetësh aspak e lehtë!”
Ky ka qenë postimi i Monika Stafës ditën e djeshme në Facebook. Gazetarja e njohur dhe një prej ikonave të Top Channel qe prej fillimeve të tij ka vendosur të largohet pasi do të jetë në krye te AMA-s, Autoritetit të Medias Audiovizive.