“Miqtë nuk të harrojnë”, një libër “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”

“Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”. Një libër i sapobotuar nga shtëpia botuese “Fjala publishing” e përkujton Ardian Klosin katër vite pas ndarjes nga jeta. Botimi, përfshin artikuj e shkrime që 16 miqtë e tij, njerëz të letrave, gazetarë dhe poetë, albanologë me të cilën ai bashkëpunonte i kanë pushtuar atij- janë në fakt pjesë studimesh që këta bashkëpunëtorë e bëjnë në kujtim të tij. Libri është përgatitur për botim nga historiani zviceran dhe miku i tij Oliver Jens Schmitt. Në datën 22 prill do ketë një përkujtimore me një event të madh në COD(Qendra për hapje e dialog në Kryeministri) ku do të prezantohet libri në praninë e Schmitt dhe do të jepet çmimi “Ardian Klosi” për publicistikën më të mirë të vitit 2015. Po atë ditë, do të ketë lexime nga vepra origjinale e Klosit dhe përkthimet, si edhe muzikë nga Vikena Kamenica. “Miqtë e tu nuk të harrojnë”, shënon diku historiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *