Mesazhi prekës i vajzës së Agollit: Të mposhti vdekja baba


Vajza e Dritëro Agollit ka postuar mbrëmë një mesazh prekë për të atin. Duke shkruar se atë e mposhti vdekja, ajo thotë se të ndjej pranë. Agolli u nda nga jeta të premten pas një sëmundjeje në mushkëri në moshën 85-vjeçare. U përcoll dje për në banesën e fundit me ceremoni shteterore. Ja mesazhi i plote i Elona Agollit

Ati im Dritëro,
Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen, duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.
Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka.
Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht, unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura, por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.
Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur? Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta, aq më të larta duken.”
Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.
Nuk është e lehtë për mua, vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,
Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim ne pikën e vesës, gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *