“Mënge këmishe” me skenar dhe regji të Suela Bakos, i prodhuar nga ERAFILM me bashkëprodhues “KINOSTUDIO DARDAN” është përzgjedhur në Short Film Corner të Festivalit të Cannes, në Francë. Lajmi është bërë publik nga producentët.
Në film interpretojnë aktorët Laert Vasili, Ina Gjonci dhe Romir Zalla. ”Filmi trajton një histori të thjeshtë njerëzore mes një çifti, i cili është përballë vendimit të marrjes së përgjegjësive për të ardhmen e lidhjes së tyre”, ka thënë në një intervistë Bako.
Ajo ka shkruar se falenderon nga zemra secilin nga njerëzit që ka dhënë kontribut sado të madh apo të vogël dhe modest, ndaj këtë lajm, si ogur të mbarë për fillimin e stinës festivalore për “Mëngë këmishe”.
Ajo falenderon më te QKK, Ilir Butka, Erafilm Production, Sabina Kodra, Robert Budina, Kinostudio Dardan, Gent Prizreni, aktorët Ina Gjonci, Laerti Vasili, Romir Zalla, Kaltrin Zalla, DOP Leander Leo Ljarja, Postproduction Dori Markja, Audio Design Alban Osmaj, As/dop Aldi Karaj, Stela Laknori, Make up artist Besa Islami, Endrit Goga, Spiro Nino.