“Mallkimi i fukarenjve“ në Teatrin Kombëtar

Së shpejti në Teatrin Kombëtar vjen “Mallkimi i fukarenjve“ nga Sam Shepard, dramaturg amerikan bahkëkohor .
Vepra “ Mallkimi i fukarenjve “ nga Sam Shepard në pamje të parë duket një vepër së cilës nuk ja përcakton dot stilin. Të jep përshtypjen sikur dhe vetë shkrimtari nuk është në gjëndje të vendosë nëse ajo është një vepër realiste që mbart një protestë të forte sociale apo një dramë simbolike!Nëse shkojmë më thellë brenda veprës do te vëmë re një dramë të ndërlikuar e cila kërkon të prekë tema thelbësore të vuajtjes njerëzore. Fatet e veçanta dhe bashkëkohore të çështjeve sociale dhe poitike. Familja e cila e vuan këtë dramë është e rrethuar nga një mallkim, të cilit nuk mund t’i shmanget dot por Shepard nuk dëshiron ta specifikoj cili është mallkimi. Një dramë simbolike por pa alegori. Simbolikat e përdorura i hasim në forma rezonance të cilat i japin fuqi magjike veprës edhe pse përkojnë shumë pak me tematikën e saj. Vepra vepron në disa linja, ajo është e copëzuar dhe në disa raste jokoherente. Vende vende përngjan me disa filma të kategorisë B e njëherazi me tragjeditë Greke. Pikërisht brënda këtij lëmshi gjendet fuqia dhe madhështia e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *