“Legjendat shqiptare”, shpallen fituesit

Në Ministrinë e Kulturës do të shpallen fituesit e edicionit të tretë të konkursit “Legjendat shqiptare në novelat grafike”, me pjesëmarrjen e Zëv/Ministrit të Kulturës, Zef Çuni, jurisë, artdashësve të kësaj gjinie, pjesëmarësve të konkursit, etj.

Pas zhvillimit të seminareve përgatitore në muajt maj dhe qershor 2016, ku morën pjesë nxënës të Liceut Artistik dhe Universitetit të Arteve, do të shpallen fituesit e edicioni të tretë të konkursit “ Legjendat shqiptare në novelat grafike”. Në Edicionin e tretë morën pjesë 27 aplikante nga të cilët Juria përzgjodhi 25 punime per të marrë pjesë në konkurs. Kryesisht pjesëmarrësit janë të rinj( nxenes, studentë).
Mbas shpalljes në web-in e Ministrisë, të edicionit të tretë të konkursit të novelave grafike më 20 prill 2016, u zhvilluan dy seminaret përgatitore mbi legjendat shqiptare dhe novelat grafike simbas axhendës së realizimit të projektit të novelave grafike. Seminari përgatitor mbi legjendat shqiptare drejtuar nga Armanda Hysa, në departamentin e etnologjisë, IAKSA u mbajt në muajin maj 2016. Në seminar u trajtua tema mbi legjendat shqiptare, origjina e tyre, krahasimi me perrallat, krahasimi me legjendat e popujve te Ballkanit me të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre, kategoritë simbas tematikës së legjendave shqiptare dhe karakteristikat e tyre, ndërthurja e legjendave me jetën moderne, etj.
Seminari i dytë përgatitor mbi novelat grafike, drejtuar nga Artur Dauti dhe Helidon Haliti u zhvillua mbi teknikat e punimit të novelave grafike, mënyrat e shprehjes së fabulës, përshkrimi i karaktereve, inkuadrimi i narracionit, përdorimi i elementëvë shprehës, etj.
Në të dy seminaret morën pjesë nxënës nga Tirana dhe nga qytete të tjera, studentë të Universitetit të Arteve, Tiranë, mësues dhe pjesëmarrës në edicionin e kaluar te novelave grafike.Materialet u trajtuan në në formën e bashkëbisedimit dhe në power point.
Dita e ceremonisë së dhënies së çmimeve, ndarjes së katalogëve dhe hapjes së ekspozitës së punimeve të paraqitura, është parashikuar më 25 nëntor 2016.
Fituesi i çmimit të parë do të mbështetet nga Ministria e Kulturës me botimin e plotë të novelës grafike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *