Lame: Shkarravitësit, të marrët e Kalifatit dhe ndërtuesit e moteleve në kala

Ka reaguar Artan Lame pasi Ministria e Kulturës humbi gjyqin me kompaninë që do investonte në Kalanë e Lezhës. Pas gjashtë vitesh ecejake dhe dy vite pasi ministria anuloi kontratën e qeverisë “Berisha” duke u endur nëpër gjyqe, ministria humbi edhe pse deklaron se nuk do të dorëzohet.
Në një status në Facebook, pasi shpërndan një lajm, ai shkruan:
“Ketë tipin e kanë dënuar me gjobë dhe 3 ditë burg sepse ka gërvishtur inicialet e veta në një gur të këtij harku ne hyrje të një parku ne SHBA.
Në anën tjetër të botës, të marrët e Kalifatit vazhdojnë të hedhin në erë çdo monument që ju bie ndër duar.
Midis jemi ne. Që vazhdojmë të ndërtojmë motele e kioska nëpër kalate që për fatin e zi të tyre na ranë ndër duar.
A.”
Artan Lame ka qenë drejtues i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, deri në vitin 2013, kohë kur pas ardhjes në pushtet të së majtës, ai hoqi dorë nga Forumi dhe mori detyrën e drejtorit të ALUIZNIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *