Në vitin 1941 Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit
Është ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, që në vazhdën e publikimit të dokumenteve të Partisë Fashiste, pasi nxori përfshirjen e Nexhmije Hoxhës aty, tani sjell një tjetër dokunent me rëndësi.
Sipas tij, në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si “fashistë” e “tradhtarë” qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist.