Kur Bekim Fehmiut i ndaluan bursën se e kishte babain atdhetar

Një nga aktorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave, Bekim Fehmiu, në pjesën e dytë të librit “Shkëlqim dhe tmerr”, të përkthyer në gjuhën shqipe në Kosovë, ka rrëfyer edhe për një takim të hidhur me ish-udhëheqësin kosovar të Kosovës komuniste. Express shkruan se Fadil Hoxha i kishte thënë që bursa për studime i ishte ndalur për shkak se babai i tij, Ibrahim Fehmiu merrej me veprimtari kombëtare. Hoxha ia kishte thënë troç Bekim Fehmiut se kësaj familje i “ka dalë zani” dhe se “babain e ke patur nacionalist”.

Kur Fehmiu e ka pyetur se ç’lidhje kishte kjo me të, Hoxha i është përgjigjur “Më mirë syni se sa name”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *