Studiuesi Auron Tare ka nxjerrë nga arkivi i tij personal njëdëshmi të Luftës së II Botërore.
Ai e sjell atë me rastin e 17 Nendorit. “Po sjell edhe unë një dëshmi të rrallë dhe shumë pak të njohur për kohën e Luftes së Dyte qe ka lidhje me qytetin tone. Një foto e gjetur vite me parë në Arkivin Amerikan të Ushtrisë. Bombardimi i fushës së aviacionit nga avionët amerikanë te cilet sipas shenimit ne foto kanë hedhur mbi Tiranën 23 tonelata bomba thërrmuese”.
Tare shkruan se sipas këtyre shenimeve të mbajtura nga Divizioni i inteligjencës apo i njohur ndryshe si zbulimi ushtarak, 36 avione bombardues B-25 kanë shkatërruar vetem 13 avione gjermane nga 33 që ndodhen në Fushën tone të aviacionit. “Çuditërisht ky bombardim i Tiranës prej amerikanëve ka qenë gjithmone një ngjarje shumë pak e njohur dhe pothuajse e pa përmendur nga historiografia jonë e luftës. Nga ky bombardim jane vrarë nje numer i pa njohur tironsish por që vetem pas viteve 90 disa prej familjarëve të tyre kane treguar mbi këtë bombardim rrëqethës”, thotë Tare. Sipas tij, interesant është fakti se Lutwafe gjermane mbante në fushën tonë të aviacionit 33 avione nje numer ky i konsiderueshëm nëse marrim parasysh teatrin shqiptar të luftimeve.