Kultura si pasaportë- programi i Shqipërisë në panairin e Torinos

Ky eshte programi i Shqiperise ne Panairin e Torinos.

E enjte, 12 maj, ora 14.00
Salla Babel – Spazio internazionale
Tema: Prezantimi i katalogut “Albanian Books”/ Moderuar nga Mimoza Hysa dhe Ervisa Paloka

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Qendrës së Kulturës Shqiptare në Torino të premten me 13 maj, ora 17:00 – 18:00 te Stenda Rajoni i Puglias – Pavioni 3 prezantoheg tema “Kultura – PashaPORTË” bashkëpunim kulturor mes Shqipërisë dhe Puglias me Ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Drejtuesen për Kulturën dhe Turizmin të Rajonit të Puglias, Loredana Capone.

E shtunë 14 maj, ora 14.00 -15.00
Salla Babel – Spazio internazionale
Tema: Përtej kufijve prej uji e fjalësh. Të rrëfesh kufijtë, të rrëfesh vendin tënd dhe atë përballë me fjalë dhe imazhe.
Me:
Anilda Ibrahimi – shkrimtare
Alessandro Leogrande – shkrimtar
Roland Sejko – regjisor
Me praninë e Ministres së Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi
Gazetarin dhe drejtuesin e Qendrës së Kulturës Shqiptare, Benko Gjata
Moderuar nga: Mimoza Hysa

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Rajonit të Puglias, Fondacionit Gramshi në Puglia, Qendrës së Kulturës Shqiptare në Torino, Shtëpisë Botuese “Besa”.
__________________________________________
E dielë 15 maj, ora 10:30 -11:30
Salla Babel – Libreria Internazionale
Tema: Nga një vend në tjetrin, nga një gjuhë në tjetrën: shkrimtaria si pashaportë me:
Carmine Abate, shkrimtar
Visar Zhiti, shkrimtar
Arben Dedja, shkrimtar
Moderuar nga: Mimoza Hysa
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Rajonit të Puglias, Fondacionit Gramshi në Puglia, Qendrës së Kulturës Shqiptare në Torino, Shtëpisë Botuese “Besa”.

E dielë 15 maj, ora 16:30
Stenda Rejoni i Puglias – Pavioni 3
Tema: Letërsia shqipe e migracionit në gjuhën italiane

Me:
Natale Parisi, Fondacioni Gramshi në Puglia
Daniele Comberati, Universiteti i Montpellier
Arben Dedja, shkrimtar
Moderuar nga: Luisa Ruggio, gazetare dhe shkrimtare
Ky takim do të paraprijë kuvendin e letërsisë së migracionit, të parashikuar për në muajin qershor në Puglia, ku do të marrë pjesë gjithashtu dhe Rosella Santoro, drejtore artistike e festivalit “Il libro possibile” në Polignano a Mare, dhe studentët e Liceut Kartezian në Triggiano (BA).
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Rajonit të Puglias, Fondacionit Gramshi në Puglia, Shtëpisë Botuese “Besa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *