Kujtimet e restauratorit: Si e shpëtova Mësonjëtoren nga shembja në komunizëm

 

Restauratori Kliti Kallamata kujton një ngjarje të 30 viteve më parë, kur u kërkua nga shteti komunist shembja e Mësonjëtores së Parë Shqipe. Edhe atëherë, kujton ai, shkak u bë jo vetëm gjendja e objektit, por edhe zhvillimi i qendrës së qytetit.

“Deri në vitin 1986 kish pësuar shumë transformime dhe ishte katandisur në një ndërtim të rëndomtë thuajse “të pa vlerë”. Madje autoritetet e kohës kërkonin që ta prishnin, njësoj si sot, “për ti hapur rrugë zhvillimit të Qendrës së qytetit” dhe ta “ribënin” diku gjetkë. Mu desh të kryesonja një betejë për muaj me rradhë ndaj këtyre mentaliteteve jo vetëm të autoriteteve, që nuk ishte e lehtë, por edhe të arkitektëve e artistëve, që nuk kuptonin thelbin e vlerave të një monumenti historik, deri sa e ndaluam përfundimisht shkatërrimin e saj. Më pas filloi puna restauruese. Për shkak të transformimeve mu desh të ndërroja tri herë projektin e restaurimit, sepse gjithnjë dilnin gjurmët e elementëve arkitekturalë që ishin prishur e mbuluar gjatë kohërave. Por gjithnjë kisha mirëkuptimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës në atë kohë që më kish lënë komptencë të plotë për çdo ndryshim. Ishte një punë plot pasion dhe me përgjegjësi të madhe ndaj historisë. Më vjen mirë që sot ka marrë vlerësimin e duhur dhe është kthyer në simbol të arsimit, gjuhës dhe edukimit për mbarë popullin shqiptar”, përfundon sqarimin e tij Kliti Kallamata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *