Një foto e vitit 2013 e kryeministrit kanadez Justin Trudeau duke bërë joga është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale së fundmi. Ai ka mbështetur duart mbi tavolinë në pozicion joge, sheh nga kamera dhe qesh- është ky imazhi i risjellë në vëmendje javën e kaluar shkruan “The Times”.
Fotoja është realizuar në kohën që ai sapo mori lidershipin e Partisë Liberale dhe ka qenë vetë Trudeau që e ka shpërndarë atë kohë. Javën që shkoi një instruktor joge, David Gellineau, e rishpërndau foton në Facebook. Prej atëherë, fotoja është shpërndarë 4,500 herë dhe ka marrë 10,000 pëlqime duke frymëzuar edhe komente si “Ai po balancon buxhetin.
Joga është një “trashëgimi” familjare për të, pasi i ati, Pierre Trudeau ka bërë të njëjtën pozë në vitin 1970.