Klement Kolaneci, ndahet nga jeta arkitekti i Piramidës e Pallatit të Kongreseve

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, arkitekti i njohur shqiptar, Klement Kolaneci.
Ai ishte arkitekt i shumë veprave arkitekturore në Shqipëri, si “Piramida”, “Pallati i Kongreseve” dhe 400 veprave të tjera. Klement Kolaneci është bashkëshorti i Pranvera Hoxhës, vajzës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Një nga veprat simbol në Shqipëri, që mban firmën e arkitektit Klement Kolaneci është ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha, i njohur ndryshe si Piramida. Piramida e Tiranes u ndërtua dhe u inaugurua si muzeu “Enver Hoxha” në vitin 1988 në Tiranë, pra tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ai u projektua nga një grup arkitektësh ku merrnin pjesë Klement Kolaneci, Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu.

Në një intervistë të dhënë para disa vitesh, Kolaneci pati deklaruar se ëndrra e tij e madhe ishte projekti i Aeroportit të Rinasit, që ishte edhe punimi i diplomës së tij, i projektuar në formën e një dinozauri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *