Kishat magjepsëse 900-vjeçare të Etiopisë ‘New Jerusalem’ janë ndërtuar në shkëmbinj të fortë.
Janë 11 kisha në Lalibela, Etiopi të shekullit të 12-të që u bënë kur udhëtimi për në tokën e shenjtë u bë i rrezikshëm.
Punëtorët kanë gdhendur në shkëmbinj kisha të cilat më 1978 u bënë pasuri Botërore të UNESCO-s. Ato u ndërtuan nga mbreti Lalibella në Etiopinë Veriore.
“Ato janë të ndryshme sepse janë ndërtuar nga lart poshtë”, është shprehur studiuesi i kishave Alebachew Retta për “Nigerian Tribune”. “Kudo në botë, strukturat janë ndërtuar nga poshtë lart. Nuk ka asgjë të krahasueshme me to në botë”.
Të quajtura ‘New Jerusalem’ ato u ndërtuan pasi pushtimi mysliman e bëri udhëtimin për në tokën e shenjtë të rrezikshme. Strukturat e kishave janë në dy grupe, të ndara nga lumi Jordan i Etiopisë. Në pjesën veriore të lumit qëndron Biete Medhani Alem (Shtëpia e shpëtuesit të botës), Biete Mariam (Shtëpia e Marisë), Biete Maskal (Shtëpia e kryqit), Biete Denagel (Shtëpia e Virgjëreshës), Biete Golgotha Mikael (Shtëpia e Mikelit të Golgotës), shkruan pasyre.al.
Në jug të lumit janë: Biete Amanuel (Shtëpia e Emanuelit), Biete Qeddus Mercoreus (Shtëpia e Shën Mercoreos), Biete Abba Libanos (Shtëpia e Abbot Libanos), Biete Gabriel Raphael (Shtëpia e Gabriel Raphael), and Biete Lehem (Shtëpia e Bukës së shenjtë).
Një kishë e njëmbëdhjetë, Biete Ghiorgis (Shtëpia e Shën Gjergjit), qëndron veç të gjithave, por lidhet me to me një seri llogoresh. Pasqyre.al citon Daily mail, e cila shkruan se ka disa legjenda të ndryshme që shpjegojnë pse Mbreti Lalibela u frymëzua për të ndërtuar kishat. Një teori është se Zoti erdhi tek ai me udhëzime se si duhej bërë ndërtimin i kishave duke dhënë detaje të tilla si zgjedhja e ngjyrave.
Një tjetër legjendë supozon se ai u helmua nga vëllai i tij dhe ndërsa ishte në koma për disa ditë, mori udhëzime gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në qiell.
Histori të tjera thonë se qene “Knights Templars” të Evropës që i kanë bërë ato ose që Lalibela pasi kishte udhëtuar në Jeruzalem, në kthim donte të kishte një “Jeruzalem të ri” në shtëpi.
Një histori veçanërisht interesante është ajo që thotë se burrat punonin në ndërtimin e kishave gjatë ditës ndësra natën engjëjt punon duke realizuar dyfishin e punës së bërë.
Në Etiopi, ku gati dy të tretat e popullsisë është e krishterë, Lalibela(zona që ka marrë emrin e mbretit) është bërë pothuajse po aq e rëndësishme sa Toka e Shenjtë.