Art House ka pritur në bisedë artisten Flaka Haliti dhe galeristen Katharina Schendl. Flaka Haliti ka folur per krijimtarine e saj artistike ndërsa Katharina Schendl për galerinë e për artin bashkëkohor LambdaLambdaLambda e hapur në 2014 në Prishtinë me Isabelle Ritter si një hapësirë që bashkon artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Flaka HALITI ka lindur në vitin 1982 në Prishtinë, Kosovë. Aktualisht jeton mes Prishtinës, Vjenës dhe Mynihut. Ndër ekspozitat personale mund të veçojmë:
2016 S.A.L.T.S., Kunsteverein Birsfelden, Basel 2015 I was like you before i got stoned by the fresh air, Prince of Wales, Munich Pavillon of Kosovo 56Th Biennale di Venezia; 2014 Last time When I google you, you looked different, Kosovo National gallery, Prishtina; I see a face. Do you see a face?, Mumok, Museum of Modern
Art, Vienna; 2012 I miss you,I miss you,till I don’t miss you anymore, Stacion CCA Prishtina; 2010 Als ich ein Kind war,wollte ich Kunstlerinwerdwn, press to exit project space , Skopje son: DA, Gallery Ex-garage, Maribor; 2008 Balls!Balls!Balls!, Stacion CCA, Prishtina. Ndër ekspozitat kolektive mund të përmendim:
2016 Ars Viva Prize exhibition, Galerie fur Zeitgenossische Kunst Leipzig; Ars Viva Prize exhibition, In- dexThe Swedish Contemporary Art Foundation, Stocholm; 2015 Ars Viva Prize exhibition, Stadtische Galerie Karlsruhe, Karlsruhe; Bienalja e 6-të e Moskës, HOW TO GATHER?ACTING IN A CITY IN THE HEART OF THE ISLAND OF EURASIA, VDNKh Moskë; 2014 Out of Blue, Çmimi Muslim Mulliqi edicioni X, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë; 2012 One six of the Earth, Ecologies of Image, Musac, Castilla y Leon, Spanjë; 2010 The world around you, Bienalja I Bruksel; 2007 Plazma, Siemens ArtLab Gallery, Vienë.
Është fituese e çmimeve: Muslim Mulliqi Edicioni X (2014) Galeria Kombëtare e Kosovës; Henkel Art Award 54th October Salon (2013), Ferminist Approach Award, Beograd.
Katharina SCHENDL jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo ka studjuar arkitekturë në Vjenë, Los Angelos, Barcelona dhe Zvicër. Në vitin 2014 ka themeluar galerinë LambdaLambdaLambda së bashku me Isabella Ritter në Prishtinë. Në Bienalen e 56-të të Venecias ka qenë bashkëkuratore e Pavionit të Kosovës që përfaqësohej nga Flaka Haliti.
Ky aktivitet i Art House mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Ambasada Austriake në Tiranë.