Vite e vite më parë, ndërsa në Shqipëri luftohej, mes shqiptarëve me njëri-tjetirn e mes shqiptarëve me italianët, kish edhe nga ata shqiptarë që në ato vite lufte, në ato vite të errëta për Europën e botën, donin të dëgjonin muzikë. Jo vetëm kaq, por për t’ia mbërritur të dëgjonin muzikën që donin, ata merrnin guximin dhe i dërgonin kartolina Radio TIranës, ato kohë, në vitet e para të jetës së saj. një prej tkëtyre kartoliane është publikuar së fundmi nga Arkivi i Shtetit, më saktë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Kërkesa e kohës, qe e veçantë: E keni diskun “Maria Madalena”?
Shënimi i mëposhtëm është i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave:
[Më 30 korrik 1942 Radio Tiranës i vjen një kartolinë, ku i kërkohet të transmetojë muzikë nga disku “Maria Madalena”. Kartolina është dërguar nga qyteti i Kavajës. Veç pamjes që na ofron kartolina, ku duken një grup aeroplanësh fashistë duke fluturuar mbi Mesdhe, informohemi edhe për shijet muzikore të kërkuesit nga Kavaja. Vallë, cilën këngë kërkon dëgjuesi? Në fonotekën e AQSh nuk e gjetëm diskun… Foto: AQSh.]