Akademiku dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare nderohet me dekoraten me te larte “FLAMURI KOMBETAR” te Republikes se Shqiperise, nga Presidenti i Republikes, gjate konferences nderkombetare “Shekulli i KADARESE” organizuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tre Kosoves, me motivacion:
“Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të ҫmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”.
“Ndihem i nderuar për çmimin e lartë që më akorduat sot në emër të shtetit e tuajin. Ndihem i nderuar për fjalët dhe vlerësimin e lartë që bëtë për mua. Është më rëndësi prania juaj këtu. Jam i prekur për këtë vlerësim, në një kohë kur në vendin tonë është një situatë e tillë. Është një vlerësim jo vetëm për mua, por edhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ne letrarët jemi të lidhur me vlerësimin që i bëhet kulturës shqiptare. Do ju thoja përkthyesve, se juve mund t’ju harrojë gjithë bota, por ne shkrimtarët nuk do ju harrojmë kurrë. Ju jam mirënjohës”, tha shkrimtari Ismail Kadare.